Sot, më 20 korrik 2007, u mblodh Këshilli Nismëtar për formimin e Lëvizjes për Bashkim, i cili shpalli formimin e organizatës së re Lëvizja për Bashkim(LB). Anëtarët e Këshillit Nismëtar pas aprovimit në parim të Projektprogramit të organizatës formuan edhe Këshillin e Përkohshëm Drejtues (KPD) të organizatës, të përbërë nga Avni Klinaku, Raif Qela, Sabit Gashi, Agim Kuleta, Osman Shahini, Driton Avdiu, Agim Sahiti, Istref Klinaku, dhe Blerim Zhabari.
     Duke qenë se LB ka për qëllim bashkimin e popullit shqiptar në një shtet të vetëm dhe duke e ditur se bashkimi kombëtar është në interes të përgjithshëm të kombit, Këshilli Nismëtar i bën thirrje popullit shqiptar, pa dallim feje, krahine, përkatësie shoqërore a ideologjie t’i bashkohen Lëvizjes për Bashkim me qëllimin e vetëm – bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm, Shqipërinë.

 
   
 
© levizjaperbashkim.com