Sot më 31.07.2007 përfaqësues të Lëvizjes për Bashkim i bënë një vizitë Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Shqipërisë. Delegacioni ynë u prit nga Shefi i Zyrës z. Arben Çekaj.
   Qëllimi i këtij takimi ishte urimi  për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe njoftimi i kësaj Zyreje nga afër me themelimin e Lëvizjes për Bashkim dhe  qëllimet e saj. Në këtë takim u bisedua edhe për rrethanat në të cilat ndodhet populli shqiptar, trajtimi që i bëhet kësaj çështjeje nga faktori ndërkombëtar dhe pozicioni e roli i Republikës së Shqipërisë në këtë raport.

 
   
 
© levizjaperbashkim.com