Sot më 01.08.2007 përfaqësues të Lëvizjes për Bashkim i bënë një vizitë shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.
Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi i këtyre shoqatave nga afër me themelimin e Lëvizjes për Bashkim dhe qëllimet e saj. Në këtë takim gjithashtu u bisedua edhe për rrethanat në të cilat ndodhet populli shqiptar. Përfaqësuesit e Lëvizjes për Bashkim kërkuan nga shoqatat e luftës të vazhdojnë të mbesin neutrale në raport me forcat politike dhe të luajnë rolin e korrigjuesit të veprimtarisë së këtyre forcave në raport me amanetin e dëshmorëve. Përfaqësuesit e shoqatave i uruan sukses Lëvizjes për Bashkim në misionin e saj politik.
Në fund të takimit të dy palët u zotuan në bashkëpunim të mëtutjeshëm në fushat me interes të përbashkët.
|