Njoftim

     Sot, më 17.5.2008, në Prishtinë zhvilloi punimet Kuvendi i Parë – Themelues i Lëvizjes për Bashkim. Kuvendi, pas analizave, diskutimeve e propozimeve të ndryshme miratoi Programin politik si dhe Statutin e organizatës. Gjithashtu u zgjodhën edhe organet e reja. Kryetar i Lëvizjes për Bashkim u zgjodh Avni Klinaku; u zgjodh edhe Këshilli i Përgjithshëm në përbërje të të cilit janë njëzetenëntë anëtarë. Anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes për Bashkim janë: Sabit Gashi (Prishtinë), Agim Kuleta (Prishtinë), Raif Qela (Prishtinë), Valon Murati (Prishtinë), Driton Avdiu (Prishtinë), Agim Sahiti (Prishtinë), Shukri Klinaku (Prishtinë), Blerim Zhabari (Vushtrri), Osman Shahini (Shtime), Fatmir Bajrami (Viti), Avni Zejnullahu (Viti), Ferit Avdiu (Vushtrri), Haki Shyti (Mitrovicë), Ajet Berisha (Kastriot), Agim Grajçevci (Kastriot), Ragip Zejnullahu (Lipjan), Sokol Krasniqi (Drenas), Valbonë Kadrijaj (Deçan), Xhafer Mulliqi (Pejë), Sabit Kadriu (Prishtinë), Luftar Braha (Prishtinë), Violetë Qela (Mitrovicë), Shqipe Ahmeti (Drenas), Ibrahim Ibrahimi (Kastriot), Miftar Hasanmetaj (Prishtinë), Dulah Sallahu (Prishtinë), Fatmir Thaçi (Ferizaj), Fitor Murati (Prishtinë) dhe Behxhet Maxhuni (Vushtrri).  

      Të dhënat tjera dhe materialet nga Kuvendi do të publikohen sapo të jenë gati. 


Pamje nga Kuvendi i Parë - Themelues: Këshilli i Përgjithshëm i LB-së

 
       
© levizjaperbashkim.com