|
|
Në nivelin e tanishëm të organizimit organet e vetme në nivelin lokal janë këshillat nismëtarë për formimin e degëve nëpër komunat përkatëse.
Këshillat nismëtarë formohen nën përkujdesje dhe me aprovim të Këshillit të Përgjithshëm, detyrë kjo që del nga fryma e Statutit të Lëvizjes për Bashkim.
Me Statut parashihen këto organe në nivel lokal:
- Kuvendi i Degës,
- Këshilli i Degës,
- Kryesia e Degës,
- Kryetari i Degës,
- Aktivi i Degës,
- Kryetari i Aktivit të Degës.
|
|