Që nga data 17 maj 2008 të gjitha organet e nivelit qendror janë organe të përhershme të Lëvizjes për Bashkim.
     Organi më i lartë i organizatës është Kuvendi.
     Në mes të dy kuvendeve organizata udhëhiqet nga Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryetari i Organizatës.
     Si Këshilli i Përgjithshëm, ashtu edhe Kryetari i organizatës zgjidhen drejtpërdrejt nga Kuvendi.
     Për zbatimin e detyrave që dalin nga Këshilli i Përgjithshëm formohet Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm, e cila ka vetëm rol ekzekutiv.
     Pra, organet qendrore të Lëvizjes për Bashkim janë:

  • Kuvendi i Lëvizjes për Bashkim,
  • Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim,
  • Kryetari  i Lëvizjes për Bashkim,
  • Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes për Bashkim.
 
© levizjaperbashkim.com