Lėvizja Rinore pėr Bashkim

Lėvizja Rinore pėr Bashkim » Lėvizja Rinore pėr Bashkim » Pse ky organizim?

Pėrgjigju
 
Veglat E Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 06-28-2008, 05:02 PM   #1
gnadmin
LRB Admin
 
Anėtarėsuar mė: Jun 2008
Postime: 8
gnadmin is on a distinguished road
Gabim Dokumente

PROGRAMI POLITIK I LĖVIZJES PĖR BASHKIM (LB)

Lėvizja pėr Bashkim (LB) ėshtė organizatė politike, e cila pėrpiqet pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė pazgjidhur shqiptare.

QĖLLIMET E ORGANIZATĖS


Duke pasur parasysh:

- se populli shqiptar kundėr vullnetit tė tij jeton i copėtuar nė disa shtete dhe si pasojė ēėshtja shqiptare mbetet e pazgjidhur, madje ajo ende nuk ėshtė shtruar drejt pėr zgjidhje;

- se populli shqiptar i cili jeton nė Kosovė nuk e ushtron sovranitetin nė territorin e vet dhe nuk i njihet e drejta e kombeve pėr vetėvendosje. Prandaj, Kosova edhe pas shpalljes sė pavarėsisė sipas Pakos sė Ahtisarit mbetet pjesė e pazgjidhur e ēėshtjes shqiptare;

- se trojet shqiptare nėn Maqedoni, Serbi dhe Mal tė Zi janė nėn pushtim klasik dhe si rrjedhojė ēlirimi i tyre nuk mund tė bėhet pėrmes institucioneve tė ndėrtuara nga pushtuesit;

- se vetėm si i bashkuar nė njė shtet tė vetėm, populli shqiptar mund t’i shfrytėzojė tė gjitha potencialet e veta nė funksion tė zhvillimit ekonomik, politik e kulturor;

- se vetėm me zgjidhjen e drejtė dhe tė plotė tė ēėshtjes shqiptare populli shqiptar bėhet faktor i paqes dhe partner i barabartė nė integrimet dhe zhvillimet evropiane dhe botėrore

si dhe, duke pasur parasysh tė drejtėn e ligjshme dhe tė patjetėrsueshme tė kombeve pėr tė jetuar tė lirė dhe tė bashkuar, nė pėrputhje me tė drejtėn e kombeve pėr vetėvendosje:

LB-ja pėrpiqet pėr bashkimin e popullit shqiptar nė njė shtet tė vetėm, sovran, tė lirė e demokratik.

Krahas qėllimit kryesor, – bashkimit kombėtar, - dhe detyrave rreth shtrirjes sė politikės sė saj, LB-ja do tė jetė aktive nė trajtimin e ēėshtjeve tė pėrditshme tė qytetarit, duke u pėrpjekur pėr zgjidhjen e tyre, por gjithmonė nė pėrputhje dhe nė funksion tė qėllimit kryesor.

DOMOSDOSHMĖRIA E EKZISTENCES

Duke qenė se:

- mungon njė subjekt politik i cili e shtron drejt pėr zgjidhje ēėshtjen e pazgjidhur shqiptare;

- faktorėt ndėrkombėtarė nė ēėshtjen e pazgjidhur shqiptare nė radhė tė parė i shohin interesat e veta, prandaj nuk duhet pritur qė tė tjerėt ta zgjidhin drejt ēėshtjen tonė:

LB-ja konsideron se pėr ta realizuar populli shqiptar qėllimin e vet ka nevojė pėr njė politikė gjithėkombėtare tė aftė pėr ta shtruar pėr zgjidhje dhe pėr ta zgjidhur drejt ēėshtjen kombėtare. Zgjidhja e drejtė e ēėshtjes kombėtare shqiptare, nė radhė tė parė, ėshtė nevojė jetike e zhvillimit tė kombit shqiptar si i barabartė me tė me tė tjerėt dhe, nė radhė tė dytė, krijon paqe tė qėndrueshme nė Ballkan e mė gjerė.

MJETET DHE METODAT

Nė pėrputhje me zhvillimin e saj politik e organizativ dhe nė pėrputhje me rrethanat, LB-ja shtron detyra tė nevojshme pėr jetėsimin e qėllimit themelor tė saj. Natyra e detyrave pėrcakton edhe natyrėn e mjeteve dhe metodave.

LB-ja, si organizatė legale, do t’i pėrdorė tė gjitha mjetet e luftės institucionale dhe jashtinstitucionale.

LB-ja ėshtė kundėr terrorizmit si metodė lufte pėr realizimin e qėllimeve politike.

LB-ja ėshtė kundėr nxitjes sė urrejtjes raciale, kombėtare dhe fetare.

PARIME

LB-ja e konsideron popullin faktor kryesor pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar. Ēdo pėrpjekje qė e nėnēmon faktorin e brendshėm duke e mbiēmuar faktorin e jashtėm, LB-ja e quan tė gabuar e tė dėmshėm.

LB-ja nuk e injoron faktorin e jashtėm, por konsideron se faktori i jashtėm mund tė jetė nė funksion tė faktorit tė brendshėm.

LB-ja e pėrkrah luftėn e drejtė tė popujve pėr liri dhe ėshtė kundėr ēdo shtypjeje tė popujve, ēdo kolonializmi dhe neokolonializmi.

LB-ja ėshtė kundėr racizmit dhe ēdo ideologjie qė nxit pėrēarje midis popujve si dhe ndarje mbi baza fetare.

BESIME

Aspirata e popullit shqiptar pėr tė jetuar i lirė dhe i bashkuar ka mbetur e pavdekshme pėrkundėr pėrpjekjeve tė pareshtura tė pushtuesve pėr ta mbytur atė.

Njė popull i organizuar mirė rreth njė koncepti tė drejtė politik e i vendosur nė qėllimin e tij, i gjen rrethanat e favorshme ndėrkombėtare dhe i realizon aspiratat e tij.

Procesi i natyrshėm dhe i pandalshėm i zhvillimit dhe integrimit tė kombit shqiptar i lehtėson pėrpjekjet pėr realizimin e suksesshėm tė bashkimit kombėtar.

* * *

Ky ėshtė programi politik i LB-sė, i cili, me kalimin e kohės, me ndryshimin e rrethanave, mund tė ndryshojė, por duke mbetur gjithmonė program i bashkimit kombėtar.
gnadmin is offline   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-08-2008, 11:07 PM   #2
gnadmin
LRB Admin
 
Anėtarėsuar mė: Jun 2008
Postime: 8
gnadmin is on a distinguished road
Gabim

STATUTI I LËVIZJES PËR BASHKIM (LB)

KAPITULLI I

EMRI, PËRKUFIZIMI, SIMBOLET, SHTRIRJA ORGANIZATIVE


EMRI, INICIALET, PËRPKUFIZIMI

Neni 1

1. Emri i plotë i lëvizjes është: Lëvizja për Bashkim.
2. Inicialet e lëvizjes janë: LB
3. Lëvizja për Bashkim (në tekstin e mëtejshëm: LB) është organizatë politike që ka për qëllim bashkimin e trojeve me shumicë shqiptare në një shtet të vetëm - Shqipërinë.
4. LB–ja është bashkim vullnetar i individëve pa dallim feje, ideje, krahine dhe shtrese shoqërore, të cilët i bashkon qëllimi dhe pikëpamjet politike.

SHTRIRJA DHE SELIA

Neni 2

1. LB–ja ka shtrirje organizative në Kosovë.
2. Selia e LB-së është në Prishtinë.

SIMBOLI

Neni 3

1. Simboli i LB-së është i përbërë nga një shirit i kuq nën të cilin është e shkruar LËVIZJA PËR BASHKIM, përgjatë gjithë gjatësisë së shiritit, me dimensionin vertikal të shkronjave të barabartë me dimensionin e gjerësisë së shiritit.
2. Përdorimi i simbolit rregullohet me rregullore të veçantë të Këshillit të Përgjithshëm.

VULA

Neni 4

LB-ja e ka vulën e saj e cila është në formë rrethore, brenda së cilës formë përgjatë krejt harkut rrethor shënohet dy herë në trajtë simetrike Lëvizja për Bashkim, ndërsa në mes shënohet akronimi LB. Diametri i saj është tri centimetra.


KAPITULLI II

DOKUMENTET THEMELORETE LB-së

Neni 5

1. Dokumentet themelore mbi të cilat bazohet funksionimi i LB-së janë Programi dhe Statuti i saj.
2. Programi dhe Statuti janë dokumente të hapura për ndryshime dhe përmirësime kur këtë e kërkon nevoja e zhvillimit të organizatës.
3. Programin dhe Statutin e miraton dhe mund ta ndryshojë vetëm Kuvendi i LB-së.




PARIMET KRYESORE ORGANIZATIVE

Neni 6

LB-ja është krijuar, është organizuar e funksionon mbi bazën e disa parimeve kryesore:
a. organizimi mbi baza territoriale;
b. demokracia e brendshme;
c. liria e shprehjes e çdo anëtari për çdo problem që ka të bëjë me LB-në, me të zgjedhurit e saj, me dokumentet dhe zbatimin e tyre, si dhe me çështje të tjera me interes;
d. pacenueshmëria e personalitetit dhe dinjitetit të çdo anëtari;
e. kolegjialiteti dhe transparenca në marrje të vendimeve dhe në drejtimin e çdo strukture të LB-së;
f. përfaqësimi dhe vlerësimi i secilit në bazë të kontributit;
g. vendimet dhe qëndrimet politike merren me votim të hapur;
h. organet e organizatës zgjidhen me votim të fshehtë.


KAPITULLI III

ANËTARËSIMI

Neni 7

1. Anëtar i LB-së mund të jetë çdo person i cili:
a) e ka mbushur moshën 18 vjeç;
b) pranon me vullnet të lirë Programin dhe Statutin e LB-së;
c) nuk është anëtar i një subjekti tjetër politik;
d) bënë pjesë në strukturën organizative të LB-së.

2. Kandidat i LB-së konsiderohet çdo person i cili i plotëson kushtet tjera për anëtarësim, por akoma nuk bën pjesë në strukturën organizative të LB-së.



Neni 8

1. Anëtarësimi në LB bëhet sipas rregullores së veçantë e cila miratohet nga Këshilli i Përgjithshëm.
2. Anëtarëve të LB-së të cilët jetojnë jashtë territorit të Kosovës iu garantohet përfaqësimi në Kuvendin e LB-së. Mënyra e përfaqësimit në Kuvendin e LB-së dhe e zhvillimit të jetës politike përcaktohet me vendim të Këshillit të Përgjithshëm.
3. Anëtari i LB-së, i cili për arsye personale është i detyruar të largohet nga territori i Kosovës, mund ta ruajë anëtarësinë duke njoftuar me shkrim degën për adresën e tij të re si dhe duke shprehur zotimin për angazhim në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga ky Statut.



DETYRAT E ANËTARIT

Neni 9

1. Anëtari i LB-së ka për detyrë:
a. të punojë aktivisht në zbatimin e Programit të LB-së;
b. ta respektojë disiplinën e lëvizjes dhe të kontribuojë në forcimin e saj;
c. të marrë pjesë në zgjedhjet në LB duke votuar për kandidatin që dëshiron;
d. t’i pranojë dhe t’i zbatojë vendimet e shumicës;
e. t’i respektojë mendimet ndryshe, por duke iu përmbajtur gjithmonë vendimeve të shumicës;
f. të punojë për rritjen e ndikimit të LB-së;
g. ta paguajë rregullisht anëtarësinë.


TË DREJTAT E ANËTARIT

Neni 10

1. Anëtari i LB-së ka të drejtë:
a. të marrë pjesë dhe të japë kontributin e tij në hartimin dhe zbatimin e qëndrimeve dhe politikave të LB-së, Programit dhe Statutit të saj;
b. të zgjedhë dhe të zgjidhet në organet drejtuese të LB-së;
c. të informohet për aktivitetin e strukturave të LB-së dhe të shpreh qëndrimin e tij mbi to;
d. të jetë i barabartë me të gjithë anëtarët e tjerë të LB-së;
e. të largohet nga LB-ja pa qenë i detyruar të japë shpjegime për këtë çështje.

MASAT DISIPLINORE

Neni 11

1. Çdo anëtar që vepron në kundërshtim me Programin, Statutin apo vendimet e organeve të LB-së i nënshtrohet masave disiplinore.
2. Masat disiplinore janë:
a. këshillim;
b. qortim;
c. pezullim i anëtarësisë;
d. përjashtim.
3. Kërkesën për fillimin e procedurës për masë disiplinore ndaj anëtarit të LB-së e fillon organi ose anëtari i cili e ka konstatuar shkeljen.
4. Kërkesa për masë disiplinore në rastin e anëtarit të aktivit apo kryetarit të aktivit i drejtohet kryesisë së degës, ndërsa vendimin e merr këshilli i degës.
5. Kërkesa për masë disiplinore ndaj anëtarëve të këshillit të degës i drejtohet Kryetarit të LB-së, ndërsa vendimin e merr Këshilli i Përgjithshëm me shumicën e thjeshtë të votave.
6. Kërkesa për masë disiplinore ndaj anëtarëve të KP-së i drejtohet Kryetarit të LB-së, ndërsa vendimi merret nga KP-ja me 2/3 e votave të të gjithë anëtarëve të KP-së.
7. Në rast të cenimit të 2/3 të anëtarëve të organeve të zgjedhura si pasojë e shqiptimit të masave disiplinore, duhet të thirret Kuvendi i Jashtëzakonshëm. Kjo vlen për të dyja nivelet organizative.
8. Në rast të shkeljeve të rënda të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni nga ana e Kryetarit të LB-së dhe kur këtë shkelje e konstaton KP i LB-së, duhet të thirret Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LB-së.

KAPITULLI IV

ORGANIZIMI

Neni 12
1. LB-ja e ushtron aktivitetin e saj në të gjithë territorin e Kosovës dhe është organizuar në dy nivele: në nivelin lokal dhe në atë qendror.
2. Në nivelin lokal LB-ja e ka këtë organizim:
- kuvendi i degës;
- këshilli i degës;
- kryesia e degës;
- kryetari i degës;
- aktivi;
- kryetari i aktivit.
3. Në nivelin qendror LB-ja e ka këtë organizim:
- Kuvendi i LB-së;
- Këshilli i Përgjithshëm i LB-së;
- Kryetari i LB-së;
- Kryesia e KP të LB-së.

ORGANIZIMI I LB-së NË NIVEL LOKAL

KUVENDI I DEGËS

Neni 13

1. Kuvendi i degës është organi më i lartë vendimor i LB-së në nivel dege.
2. Kuvendi i degës përbëhet nga:
a. të gjithë anëtarët e Këshillit të degës;
b. delegatë nga të gjitha aktivet të cilët zgjidhen në bazë të kritereve të përcaktuara me vendim të veçantë të Këshillit të Përgjithshëm.
3. Kuvendi i degës thirret të paktën një herë në dy vjet.
4. Kuvendi i degës thirret me vendim të Këshillit të degës.
5. Për mbledhjen e kuvendit të degës, për vendin i mbajtjes, për materialet e punës dhe për rendin e ditës, anëtarët e kuvendit të degës njoftohen së paku 15 ditë përpara mbajtjes së tij.
6. Përgatitja e kuvendit të degës dhe punimet e tij bëhen sipas rregullores së veçantë të KP-së.
7. Kuvendi i degës zgjedh:
a. anëtarët e Këshilli të degës sipas rregullores së KP-së për organizimin e kuvendeve të degëve;
b. delegatët për Kuvendin e LB-së.
8. Kuvendi i Jashtëzakonshëm i degës mund të thirret me kërkesën e 1/3 të të gjitha aktiveve.

KËSHILLI I DEGËS

Neni 14

1. Drejtimi politik dhe organizativ i LB-së në nivel dege ndërmjet dy kuvendeve të degës realizohet nëpërmjet Këshillit të degës.
2. Mbledhjet e Këshillit të degës thirren dhe drejtohen nga kryetari i degës.
3. Këshilli i degës zhvillon veprimtarinë e vet në bazë të rregullores së veçantë e cila miratohet nga Këshilli i Përgjithshëm.
4. Këshilli i degës zgjedh kryetarin dhe anëtarët e kryesisë së degës.
5. Këshilli i degës diskuton dhe miraton programe pune në fusha të caktuara në përputhje me vendimet e kuvendit të degës.
6. Këshilli i degës mund të kooptojë anëtarë të rinj, por gjithmonë duke ruajtur 2/3 e anëtarëve të zgjedhur në kuvend.
7. Këshilli i degës vendos thirrjen e kuvendit të degës në bazë të rregullores së veçantë të KP-së.

KRYESIA E DEGËS

Neni 15

1. Kryesia e degës organizon punën dhe veprimtarinë e përditshme të degës së LB-së.
2. Kryesia e degës e zhvillon aktivitetin e saj mbi bazën e rregullores së veçantë të KP-së .
3. Numri i anëtarëve të Kryesisë së degës caktohet nga Këshilli i degës mbi bazën e rregullores së veçantë të KP-së.
4. Anëtarët e Kryesisë së degës zgedhen nga radhët e anëtarëve të Këshillit të degës për një periudhë 2-vjeçare nëpërmjet konkurrimit me kandidatura alternative.
5. Mbledhjet e Kryesisë së degës thirren nga kryetari i degës.

KRYETARI I DEGËS SË LB-së

Neni 16

1. Kryetari i degës është drejtuesi kryesor i degës së LB-së.
2. Kryetari i degës zgjidhet nga Këshilli i degës në bazë konkurrimi.
3. Kryetari i degës:
a. drejton dhe bashkërendon veprimtarinë e përditshme të degës së LB-së;
b. thërret dhe drejton mbledhjen e Kryesisë së degës dhe Këshillit të degës;
c. bashkërendon punën e kryesisë së degës dhe këshillit të degës;
gnadmin is offline   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-08-2008, 11:09 PM   #3
gnadmin
LRB Admin
 
Anėtarėsuar mė: Jun 2008
Postime: 8
gnadmin is on a distinguished road
Gabim

AKTIVI

Neni 17

1. Njėsia bazė e LB-sė ėshtė aktivi i LB-sė.
2. Aktivi formohet nga tė paktėn tre anėtarė tė LB-sė.
3. Derisa nuk plotėsohet numri i mjaftueshėm pėr formimin e aktivit, kushdo qė i plotėson kushtet tjera tė anėtarėsimit dhe qė ėshtė nė lidhje me anėtarė tė LB-sė, do tė konsiderohet kandidat i LB-sė.
4. Kandidati i LB-sė zhvillon jetė aktive sipas vendimit tė kėshillit tė degės nė territorin e vendbanimit tė tij.
5. Zonėn e veprimit tė aktivit e miraton Kryesia e degės nė bazė tė rregullores sė veēantė tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm.
6. Mbledhja e aktivit thirret nga kryetari i aktivit.
7. Aktivi i LB-sė zgjedh delegatėt e tij pėr kuvendin e degės;
8. Aktivi i LB-sė gjatė ushtrimit tė aktivitetit tė tij ka pėr detyrė:
a. tė propagandojė politikėn dhe qėndrimet e LB-sė, nė pėrputhje me Programin, Statutin dhe vendimet e organeve drejtuese tė LB-sė;
b. tė punojė pėr shtimin e radhėve tė LB-sė;
c. tė pėrpiqet ta zgjerojė ndikimin e LB-sė nė shtresat e ndryshme tė popullsisė nė njėsinė territoriale nė tė cilėn ai vepron.




KRYETARI I AKTIVIT

Neni 18

1. Kryetari i aktivit ėshtė pėrgjegjės pėr veprimtarinė e aktivit.
2. Kryetari i aktivit zgjidhet nga anėtarėt e aktivit nė prani tė kryetarit tė degės ose tė njėrit prej anėtarėve tė Kryesisė sė degės.
3. Kryetari i aktivit ka pėr detyrė:
a. ta organizojė veprimtarinė e LB-sė nė territorin e veprimit tė aktivit,
b. t’i thėrrasė mbledhjet e aktivit;
c. ta njoftojė me shkrim kryesinė e degės pėr ēdo mbledhje apo aktivitet tė aktivit;
d. ta mirėmbajė listėn e aktivistėve tė LB-sė tė njėsisė territoriale tė aktivit;

ORGANIZIMI I LB-sė NĖ NIVEL QENDROR

KUVENDI I LB-sė

Neni 19

1. Kuvendi i LB-sė ėshtė organi mė i lartė vendimor i LB-sė.
2. Kuvendi i LB-sė pėrbėhet nga:
a. anėtarėt e Kėshillit tė Pėrgjithshėm;
b. delegatė nga tė gjitha degėt, nė bazė tė kritereve tė pėrcaktuara me vendim tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm;
c. pėrfaqėsues tė strukturave tė LB-sė qė jetojnė jashtė Kosovės me vendim tė KP-sė;
3. Kuvendi i LB-sė thirret tė paktėn njė herė nė dy vjet me vendim tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm.
4. Pėr mbledhjen e Kuvendit, vendin e mbajtjes, kohėzgjatjen dhe rendin e ditės, anėtarėt e Kuvendit njoftohen tė paktėn njė muaj pėrpara mbajtjes sė tij.
5. Kuvendi i LB-sė drejtohet nga Kryesia e punės e Kuvendit, e cila zgjidhet nga anėtarėt e Kuvendit mbi bazėn e propozimit tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe tė delegatėve tė Kuvendit.
6. Kuvendi i LB-sė i zhvillon punimet nė bazė tė Rregullores sė punės e cila miratohet nga Kuvendi i LB-sė.
7. Kuvendi pėrgatitet nga Grupi pėr pėrgatitjen e tij qė themelohet me vendim tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm.
8. Kuvendi i LB-sė:
a. shqyrton dhe miraton Programin dhe Statutin ose ndryshimet nė to,
b. zgjedh Kryetarin e LB-sė
c. pėrcakton dhe miraton numrin e anėtarėve tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm,
d. zgjedh anėtarėt e Kėshillit tė Pėrgjithshėm,
e. pėrcakton orientimet themelore politike dhe organizative tė veprimtarisė sė LB-sė pėr periudhėn dy vjeēare.
9. Kuvendi i Jashtėzakonshėm mund tė thirret pėr ēėshtje tepėr tė rėndėsishme me kėrkesėn e 1/3 tė tė gjitha degėve ose me 2/3-at e gjithė anėtarėve tė KP-sė.


KĖSHILLI I PĖRGJITHSHĖM I LB-sė

Neni 20

1. Drejtimi politik dhe organizativ i LB-sė midis dy kuvendeve realizohet nėpėrmjet Kėshillit tė Pėrgjithshėm.
2. Anėtarėt e Kėshillit tė Pėrgjithshėm zgjidhen nga Kuvendi i LB-sė pėr njė periudhė dyvjeēare, nėpėrmjet konkurrimit me kandidatura alternative.
3. Kėshilli i Pėrgjithshėm:
a. miraton rregullat e zhvillimit tė zgjedhjeve nė tė gjitha nivelet dhe organet e LB-sė;
b. diskuton dhe miraton programe pune nė fusha tė caktuara nė bazė tė vendimeve tė Kuvendit;
c. miraton strukturėn organizative tė LB-sė nė pėrputhje me qėndrimet e Kuvendit tė LB-sė;
d. vendos thirrjen e Kuvendit tė LB-sė si dhe emėron Grupin pėr organizimin e Kuvendit;
e. miraton rregullore dhe udhėzime mbi mėnyrėn dhe praktikėn e organizmit dhe funksionimit tė LB-sė;
f. krijon grupe tė pėrhershme apo tė pėrkohshme pune me anėtarė apo simpatizantė tė LB-sė pėr ēėshtje tė natyrave tė ndryshme;
g. miraton rregulla mbi mėnyrėn e pėrfaqėsimit nė Kuvend dhe zhvillimit tė jetės politike tė anėtarėve tė LB-sė qė jetojnė jashtė Kosovės;
h. miraton rregullat e pėrdorimit tė vulės tė LB-sė;
i. miraton kuotizacionin e anėtarėsisė;
j. miraton rregulla mbi aktivitetin financiar dhe ekonomik tė LB-sė;
k. nė rast mosfunksionimi, thyerjesh tė rėnda disiplinore, apo tė rezultateve tė dobėta gjatė aktivitetit, vendos riorganizimin e pjesshėm ose tė plotė tė strukturės lokale tė LB-sė.
4. Kėshilli i Pėrgjithshėm e zhvillon veprimtarinė e vet nė bazė tė Rregullores sė Punės sė KP-sė e cila miratohet nga Kėshilli i Pėrgjithshėm.
5. Mbledhjet e Kėshillit tė Pėrgjithshėm thirren me vendim tė Kryetarit tė LB-sė. Vendi i mbajtjes, kohėzgjatja dhe rendi i ditės njoftohen tė paktėn 10 ditė pėrpara mbajtjes sė saj.
6. Mbledhjet e Kėshillit tė Pėrgjithshėm drejtohen nga Kryetari i LB-sė apo nė mungesė tė tij nga njėri prej anėtarėve tė Kryesisė sė KP tė LB[-sė.
7. Mbledhjet e KP-sė janė periodike. Mbledhjet e jashtėzakonshme tė KP-sė mund tė thirren me kėrkesėn e 2/3 tė tė gjithė anėtarėve tė KP-sė.
8. Kėshilli i Pėrgjithshėm mund tė bėjė kooptimin e anėtarėve tė rinj, por gjithmonė duke ruajtur 3/4 e tė gjithė anėtarėve tė zgjedhur nga Kuvendit i LB-sė.


KRYETARI I LB-sė
Neni 21

1. Kryetari i LB-sė ėshtė drejtuesi kryesor politik dhe organizativ i LB-sė.
2. Kryetari i LB-sė zgjidhet nga Kuvendi i LB-sė.
3. Kryetari i LB-sė i ka kėto pėrgjegjėsi:
a. Drejton dhe bashkėrendon veprimtarinė e pėrditshme tė LB-sė;
b. Thėrret dhe drejton mbledhjet e Kryesisė sė Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe tė KP-sė;
c. Udhėheq punėn e Kryesisė dhe bashkėrendon punėn e KP-sė.
4. Nė rast tė mungesės sė pėrkohshme tė Kryetarit tė LB-sė ai zėvendėsohet nga njėri prej anėtarėve tė Kryesisė se KP tė LB-sė.
5. Nė rast tė mungesės sė pėrhershme tė Kryetarit tė LB-sė, KP i LB-sė duhet ta thėrrasė Kuvendin e Jashtėzakonshėm tė LB-sė.


KRYESIA E KĖSHILLIT TĖ PĖRGJITSHĖM

Neni 22

1. Kryesia e KP tė LB-sė zgjidhet nga Kėshilli i pėrgjithshėm nė bazė tė Rregullores sė veēantė tė KP tė LB-sė.
2. Anėtarėt e kryesisė zgjidhen nga radhėt e anėtarėve tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm.
3. Mbledhjet e kryesisė thirren nga Kryetari i LB-sė.
4. Kryesia e KP-sė e zhvillon aktivitetin e saj mbi bazėn e rregullores sė veēantė e cila miratohet nga Kėshilli i Pėrgjithshėm.

KAPITULLI V

ANKESAT NDAJ VENDIMEVE

Neni 23.

1. Ndaj vendimeve qė merren nga organet e LB-sė mund tė parashtrohen ankesa drejtpėrdrejt nė KP.
2. Tė drejtėn e ankesave ndaj vendimeve tė marra nga organet e LB-sė e kanė tė gjithė anėtarėt apo organet e saj.
3. Kėshilli i Pėrgjithshėm formon komisione pėr shqyrtimin e ankesave sa herė ta shohė tė nevojshme.


KAPITULLI VI

BURIMET FINANCIARE E MATERIALE DHE PĖRDORIMI I TYRE

Neni 24

1. Burimet financiare tė LB-sė janė:
a. tė ardhurat nga anėtarėsia;
b. ndihmat vullnetare dhe dhuratat e anėtarėve dhe pėrkrahėsve tė LB-sė;
c. ndihmat vullnetare dhe dhurata nga organizata tė ndryshme;
2. Veprimtaria financiare dhe ekonomike e LB-sė drejtohet nga Kėshilli i Pėrgjithshėm.
3. Tė paktėn dy herė nė njė vit, nė mbledhjet e Kėshillit tė Pėrgjithshėm, pėrgjegjėsi pėr financa paraqet njė raport nė lidhje me aktivitetin financiar dhe ekonomik tė LB-sė.
4. Rregulla tė hollėsishme mbi aktivitetin financiar dhe ekonomik tė LB-sė miratohen nga Kėshilli i Pėrgjithshėm.
gnadmin is offline   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Veglat E Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
Ti mund Mos tė hapėsh temė tė re
Timund Mos tė pėrgjigjesh
Timund Mos tė postosh bashkangjitje
Timund Mos t'i editosh postimet tua

vB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Zgjidh Forumin


Tė gjithė Orarėt Janė GMT +2. Ora Tani ėshtė 01:19 AM.

Levizjaperbashkim.com Copyright © 2008 >>> Te gjitha drejtat e rezervuara.!